Çifti shumë i komentuar në media, Ronela Hajati dhe Young Zerka duket se i kanë dhënë fund lidhjes. Dyshja po e kalojnë të ndarë karantinën pasi Zerka ndodhet në Korçë ndërsa Ronela në Tiranë.

Ditën e djeshme Zerka ka festuar ditëlindjen, mirëpo ka munguar një urim nga ana e këngëtares. Për më tepër dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Nuk dihet ende nëse kjo është thjesht një krizë në marrëdhënien e tyre apo janë ndarë përfundimisht dhe mbetet të presim një reagim nga çifti. Ronela dhe Zerka kanë vite së bashku mirëpo vetëm pak kohë më parë e pranuan publikisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb