BRAZIL

Teksa vendi është në karantinë, qindra protestues kanë dalë në rrugë kundër masave kufizuese dhe një prej tyre ishte dhe Presidenti brazilian Jair Bolsonaro.

Kongresi dhe Gjykata e Lartë i mbështetën masat e ndërmarra nga qeveritarët por Jair Bolsonaro pasi e kaloi vetë COVID-19 nuk e cilësoi situatën si të rëndë.

Edhe dje Bolsonaro kishte dalë në protestë pa masa mbrojtëse dhe madje disa herë edhe duke kollitur por ai tha se asgjë nuk negociohej për daljen nga karantina.

Nga ana tjetër Brazili u prek shumë vonë nga COVID-19 por tashmë është vendi i Amerikës Latine me më shumë të infektuar, 38 mijë e 654 si dhe 2 mijë e 462 viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb