Aktori Vasjan Lami, duke folur për “News 24” për koronavirusin, deklaroi se karantina ishte dicka që nuk imagjinohej, prandaj e ka bërë atë që të shkruajë edhe poezi për këtë situatë.

“Kjo poezi në trajtë monologu që sapo lexova nuk është monologu im, por është monologu për cdo njeri. Është ajo analiza që cdokush i bën vetes. Monologu i karantinës është monologu i njeriut që jeton në këto kushte që jemi të gjithë ne. Karantina ishte një dicka që nuk imagjinohej e jo më të ndodhte.

Brezi ynë ka kaluar ndërrimin e sistemeve, kemi kaluar shumë gjëra, derisa erdhëm tek koronavirusi. Paska qenë shansi ynë si brez për të kaluar të gjitha këto. Unë do thosha që cdo gjë ka ciklin e vet. Korona do të kalojë. Kjo situatë do të kalojë”, tha Lami.

Vasjan Lami u shpreh se mesazhi i tij për shqiptarët është që të duan njëri –tjetrin, pasi kështu do të bënin një jetë më të bukur.

Tek monologu im janë pyetje që cdokush mund t’ja bëjë vetes, se cfarë ka bërë mirë e cfarë jo. Ka shumë njerëz që kanë bërë ose jo mirë shumë gjëra në jetë. Njeriu duke thënë të dua, pastron veten. Duhet të japim dashuri pa kursim, sepse fisnikërohesh brenda vetes. Duke dhënë dashuri me njëri tjetrin, do jetojmë më bukur. Njerëzit të japin dashuri. Edhe unë në jetën time mund të mos kem bërë shumë gjëra. Artistin më mirë lëre pa bukë sesa ta lësh të mos ushtrojë profesionin e tij. Ne duam të shfaqim  dellin tonë si artistë. Ky izolim mendoj se do lërë gjurmë”, u shpreh Lami.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb