“Bregdeti dhe deti janë shumë të shëndetshëm dhe për fat të mirë është e dokumentuar tashmë se ky virus nuk transmetohet përmes ujit, aq më pak ujit të detit, dhe të pishinave. Por kjo nuk do të thotë të mos respektojmë protokollet, dhe protokoll do të thotë kujdes kur dalim nga deti dhe takojmë një të panjohur dhe rrimë disa minuta me të. Deti, rëra, kripa, jodi, dielli janë shumë të shëndetshëm.

Pishinat duhet të hapen por të respektojnë protokollet. Dua ta nënvizoj jam pro hapjes se bareve restoranteve, por me kushtin që të respektojnë protokollet. Nëse respektohen protokollet, ruajmë distancën vendosim maskën ju garantoj se për 10 ditë në Shqipëri do kemi pak ose aspak qarkullim të virusit.”

“Hapja ishte e domosdoshme, por ulja e vigjilencës dhe shmangia e respektimit të distancës dhe mosvendosja e maskës janë ato që e dëmtuan apo po e dëmtojnë procesin e hapjes. Pra, nuk duhet të shoqërohej hapja me rënie të vigjilencës. Shifrat pozitive nuk janë shqetësuese, shqetësuese janë rastet që vijnë në spital. Unë nuk dua të kem asnjë të shtruar në spital, ndaj nëse do kemi kujdes, nuk vijmë në spital, edhe po ramë në kontakt fitojmë imunitet. Dhe jam i bindur që kthim pas nuk ka, sepse kjo pandemi na mësoi se e rëndësishme është distanca dhe maska dhe kujdesi për higjienën e duarve. Edhe karantina nuk ishte zgjidhje, ishte zgjedhje për të përballuar goditjen e parë, tashmë zgjidhje është distanca dhe maska. “ tha Pipero, ndërsa theksoi se virusi do të jetë prezent deri sa të kemi një vaksine.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb