Numri i aksidenteve rrugore është përgjysmuar në muajin prill 2020 në raport me prillin e vitit të kaluar, si pasojë e masave të izolimit për shkak të pandemisë Covid-19, por numri i vdekjeve ka rënë e me 40%.

Në muajin prill 2020 numërohen 51 aksidente rrugore nga 112 aksidente të ndodhura në muajin prill 2019, duke u ulur me 54,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa për periudhën janar-prill 2020, numërohen 315 aksidente rrugore nga 468 aksidente të ndodhura në katërmujorin e parë të 2019, duke u ulur me 32,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Prill 2020, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 67 persona nga 147 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 54,4 %.

Numri i të aksidentuarve në katërmujorin e parë të vitit 2020, është 427 persona nga 630 persona, duke u ulur me 32,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në muajin Prill 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 10 persona nga 14 persona të vdekur në Prill 2019. Në katërmujorin e parë të 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 49 persona nga 62 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Prill 2020, aksidentet rrugore, në 84,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 33,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 55,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në katërmujorin e parë të 2020, aksidentet rrugore, në 20,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 13,3 %, krahasuar me një vit më parë./monitor

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: