Covid-19 mbret një rrezik konstant, edhe për futbollin europian. Rritja e rasteve në Spanjë ndërlikon shumë ndeshjen e kthimit Napoli-Barcelona por vendos në dyshim të fortë edhe ndeshjen Man.City-Real Madrid. Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar me ligj se kushdo që kthehet nga Spanja është i detyruar të qëndroj në karantinë.

Me këtë ligj në fuqi është e vështirë të mendosh se ndeshja Man.City-Real Madrid do të zhvillohet në Angli. UEFA po studion disa opsione të tjera ku më i mundshmi është ai që kjo sfidë të zhvillohet në Porto ose Guimareas. Në Portugali do të luhet pjesa e mbetur e Champions League këtë edicion dhe kjo dukjet zgjidhja më e logjikshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb