Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka renditur kritikat ndaj menaxhimit të situtës së COVID-19 nga qeveria duke e quajtur një karantinë politike.

Nga testimet, lëvizjet me orar, mbyllja e ekonomisë deri tek financimi shumë i vogël Vasili i quan të gjitha antishkencore.

Vasili po ashtu shton se kryeministri tashmë ka uzurpuar rolin e shkencëtarëve dhe jep mesazhe shumë të gabuara dhe negative.

 

STATUSI I PETRIT VASILIT

Troç!

Kjo eshte KARANTINE POLITIKE !

Me veprimet konfuze dhe sajesat injorante te nje qasje sporadike antishkencore dhe pa asnje kuptim

Me mungesen dramatike dhe refuzimin e berjes se gjete te testimeve

Me perjashtimin e mjekeve te familjes nga trajtimi i pandemise

Me kufizimet e levizjes me orare hapjeje e mbylljeje pa asnje logjike shkencore dhe qe bejne te kunderten e pengimit te pandemise

Me refuzimin e mbylljes dhe testimit te gjere te veprimtarive ekonomike te rrezikuara si fason etj

Me mungesen kritike te mjeteve mbrojtese per personelin mjeksor

Me financimin shume te vogel dhe teper te vonuar

Me çfaqjen e vatrave te reja te pandemise ne vazhdimesi

Me cfaqjen e numrave te rasteve te reja te njejta me fillimin e pandemise

Me refuzimin e mendimit shkencor objektiv e te kualifikuar dhe stimulimit te histerise se pseudoshkences partiako qeveritare

Me uzurpimin nga kryeministri te rolit te shkencetareve dhe percjellja e mesazheve shume te gabuara dhe negative

Me refuzimin edhe te kerkesave te Organizates Boterore te Shendetesise

Me Antistrategjine, qe realishtpo zbatohet dhe qe justifikohet me gjoja mendime”ilegale” ekspertesh dhe me zero trasparence.

Per te gjithe keto fakte gozhduese, ka vetem nje konkluzion te palekundur per te gjithe kete kufizim te jetes dhe ekonomise se shqiptareve qe Rama nga vrima e FB po ben:

Kjo eshte KARANTINE POLITIKE!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb