Kardinali Ernest Troshani, me anë të një mesazhi në përvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ka dhënë mesazhe të rëndësishme për popullin shqiptar.
Në mesazhin e tij, Kardinali deklaron se populli shqiptar ka nevojë për mesazhin e vetë-mohimit dhe të dashurisë, sikundër thoshte Nëna Terezë.
Mesazhi i Kardinaliit Ernest Troshanit:
Vëllezër e motra
Sot në përvjetorin e shejtërimit të Nënë Terezës kam dëshire t’ju transmetoj të gjthë shqipetarëve dhe jo vetëm, por të gjthë njerëzimit, burimin e pa shterrur të dashurisë, të vetëmohimit, të përvujtmërisë që kjo grua e thjeshtë e lindur në trojet tona i dha botës mbarë që na bëri të ndihemi krenar dhe pse jo kërkues ndaj vetvetes .
Sikur ajo i transmetoi mbarë njerëzimit këtë pafundësi dashurie, edhe çdo njeri nga ne të reflektojë dhe të bëjë atë që mundet për fituar atë ciltërsi shpirtërore që e karakterizonte shejtëreshën tonë.
“Cdo gjë e bërë në këtë tokë nuk ka vlerë, po të mos ishte e ndriçuar nga drita e Hyit”, kështu thoshte në shumë tubime ku merrte pjesë .
Edhe unë i bashkohem lutjeve tuaja që kjo nënë e madhe t’i zbusin zemrat, t’i ndrisin mendjet në të mirë të njerëzimit, për të cilin ajo e shkriu të gjithë jetën e saj.
Zoti e bekoftë popullin tonë me ndërmjetësinë e Shën Nanë Terezës
Me përvujtni
Kardinal Ernest Simoni ( Troshani )
(d.xh/ balkanweb)