Papa Françesku ende synon të vizitojë Sudanin e Jugut nëse shëndeti i tij përmirësohet, ka thënë një zyrtar i lartë i Vatikanit, i cili po viziton vendin në vend të tij.
Muajin e kaluar, Papës iu desh të shtynte udhëtimin e tij në Sudanin e Jugut dhe Republikën Demokratike të Kongos me këshillën e ekipit të tij mjekësor për shkak të dhimbjeve të gjurit.
Në vend të kësaj ai dërgoi kardinalin Pietro Parolin, sekretarin e shtetit të Vatikanit, në vendet fqinje.
“Është një gëzim i madh për mua të jem me ju dhe të mund të qëndroj për ditë të tëra dhe të lutem me ju në emër të Papa Françeskut,” u tha kleriku peshkopëve dhe përfaqësuesve të qeverisë gjatë mbërritjes së tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Jubës të martën në mëngjes.
“Ati i Shenjtë po ndjek zhvillimint që po ndodhin në Sudanin e Jugut “, tha ai.
Në kuadër të vizitës së tij katërditore, Kardinali Parolin do të udhëtojë sot në qytetin e Bentiut. Kryeqyteti i shtetit të Unitetit që prodhon naftë, në veri të vendit, së fundmi ka përjetuar përmbytje të shpejta që kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe kanë shkatërruar mjetet e jetesës.
Kleriku i lartë do të kremtojë gjithashtu një meshë të enjten dhe do të vendosë një gur themeli për ambasadën e re të Vatikanit në Sudanin e Jugut.
Shumica e popullsisë në kombin më të ri në botë janë të krishterë.
Kanë kaluar nëntë vjet që kur vendi u shkëput nga Sudani, por shumë prej atyre viteve janë dominuar nga një konflikt brutal civil.
Udhëheqësit e kishës katolike dhe anglikane kanë luajtur një rol në nxitjen e paqes dhe një marrëveshje u nënshkrua në vitin 2018, megjithëse mosmarrëveshjet vazhdojnë.
Vitin e ardhshëm Papa Françesku u filmua duke puthur këmbët e liderëve rivalë të Sudanit Jugor gjatë një pushimi shpirtëror dy-ditor në Vatikan të organizuar nga të dyja kishat.