Gazeta më e lexuar në Holandë “De Telegraaf” ka publikuar një një karikaturë editoirale në faqen e parë, që shfaq presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, si një majmun që e shkatërron papritmas lirinë e shprehjes në Evropë.

Karikatura për Erdoganin vjen pas arrestimit të një gazetareje holandeze në Turqi këtë fundjavë.
Në të është vizatuar një majmun me fytyrën e Erdoganit, teksa shtyp një grua, e cila thuhet se është Ebru Umar, holandezja më prejardhje turke, e cila u arrestua në Turqi.

Karikatura titullohet “dora e gjatë e Erdoganit”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: