Karim Benzema do të jetë i pranishëm në finalen e Botërorit të Katarit nëse Franca kalon me sukses sonte në mbrëmje Marokun. “Mirror” raporton se sulmuesi francez ka kërkuar leje nga klubi spanjoll për të qenë pjesë e finales së madhe.

Nuk besohet që ai të bashkohet me grupin për të luajtur, por gjithsesi, kjo nuk e pengon ana protokollare, pasi Benzema figuron ende në listën e Francës.

Fituesi i “Topit të Artë” mund të jetë në stol, pastaj i takon trajnerit Deschamps. Do të ishte vërtet mrekulli, por është një skenar më tepër mediatik. Fillimisht ai ishte grumbulluar me Francën, por një dëmtim në stërvitje bëri që të largohej nga “Gjelat”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb