NGa: ZONJA ENEIDA

300 gr karkaleca
1 spec të kuq
4 thelpinj hudhër
3 lugë qepujka
Një dorë spinaq
200 ml panna për gatim
20 gr gjalpë
Vaj ulliri
Piper të zi
Majdanoz

Fillojmë me skuqjen e hudhrave (të prera në feta) me pak gjalpë dhe vaj ulliri. Shtojmë specin e kuq të prerë ne kubikë të vegjël. I skuqim derisa të zbuten në temperaturë të ngadaltë dhe më pas shtojmë qepujkat dhe karkalecat.

I skuqim karkalecat pak minuta dhe shtojmë spinaqin vetëm të prerë 1 herë në mes. Vazhdojmë skuqjen dhe sapo zbutet spinaqi, shtojmë panën, kripën dhe piperin e zi. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe lëkurën e një limoni për më tepër aromë.

E servirim me feta buke të thekura me majdanoz të grirë imët lart.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb