Karma funksionon! Me këtë titull është hapur një nga mediat më të famshme në Britaninë e Madhe, “The Sun”, lidhur me një ngjarje të ndodhur atje.

Sipas raportimit, një hajdut dhunoi barbarisht një të moshuar dhe i grabiti makinën. Por pak çaste më pas ai pëson një aksident dhe ndërron jetë.

Bëhet e ditur se hajduti ka goditur disa herë me grushte 72-vjeçaren, Shirlene Hernandez, teksa ajo kishte ndaluar në një pikë karburanti për të blerë diçka.

Grabitësi largohet me shpejtësi dhe policia që iu vu në ndjekje pas denoncimit të gruas e gjeti jo shumë larg pa shenja jete brenda makinës së shkatërruar.

“Shumë njerëz thonë se ndodhi karma, por kjo s’më interesoi. Edhe pse ai më grabiti, më erdhi keq që vdiq.

Ai më lëndoi, por e shikoj këtë vdekje si një shenjë nga Zoti për ta nxjerrë atë nga mjerimi ku ndodhej”, tha e moshuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb