Karnavalet e Rios sivjet, përveç ekstravagancave të pritura, argëtimit pafund dhe kërcimeve të egra, mburreshin edhe me praninë e tre bukurosheve braziliane të pasarelës. Isabelle Goulart, Gisele Bundchen dhe Alessandra Ambrosio u kthyen në vendlindjet e tyre për të marrë pjesë në festimet e karnavaleve, duke i dhënë pak më shumë ngjyra dhe shkëlqim ngjarjes më të madhe në botë.

Alessandra Ambrosio u zbavit në festat e karnavalit më të famshëm në botë, Isabelle Goulart, banore e përhershme e Parisit vitet e fundit, ishte e ftuara zyrtare e hotelit historik “Copacabana Palace”, në zemër të Rios, i cili këtë vit mbushi 100 vjet, përvjetor që përkoi me festimet e karnavaleve.

Ish-“Engjëlli” i Victoria’s Secret jo vetëm pranoi ftesën e akomodimit luksoz, por ka qenë edhe një mbretëreshë karnavalesh. Ditë më parë, ajo kishte postuar foto në llogarinë e saj në Instagram nga momentet e saj të pakujdesshme në plazh në Rio de Zhaneiro, e veshur me një rroba banje super seksi që tregonte përmasat e saj perfekte. “Jam gati për karnavalin dhe e lumtur që jam kthyer në vendin tim”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Gjatë ditëve të karnavalit, Isabelle Goulart bëri paraqitjet më mbresëlënëse të kuruar nga një staf bashkëpunëtorësh dhe mori pjesë në festa të egra me yje të showbizit brazilian dhe të tjerë të Amerikës Latine. Sigurisht, ajo ka postuar momentet e saj plot ngjyra me ndjekësit në rrjetet sociale, duke postuar shumë foto.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në karnavalin e sivjetshëm të Rios ishte e pranishme edhe ish “Engjëlli” tjetër i Victoria’s Secret, Alessandra Ambrosio, e shoqëruar nga drag mbretëresha e famshme braziliane Pablo Vitar. Përveç kostumeve që zgjodhën për këtë rast, dy yjet lanë përshtypje me kërcimin e tyre.

Sa për Gisele Bundchen, kthimi në atdheun e saj dhe ritmet marramendëse të karnavaleve ishte përgjigja e saj për ata që besonin se divorci i saj nga Tom Brady do të mund t’i prishte humorin.

Jo vetëm që modelja u argëtua siç dinë vetëm brazilianët të bëjnë, por edhe festimet e këtij viti e shtuan me 2 milionë dollarë pasurinë e e saj, pasi kaq ishte tarifa që mori nga një markë e njohur birre për t’u shfaqur në një event tre orësh e veshur me markën e saj.

(Protothema/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb