KORÇË

Qyteti juglindor i njohur për Karnavalet e famshme, e ka rikthyer këtë traditë duke e shndërruar në një nga festat më të bujshme të qytetit. Interesi i qytetarëve këtë vit për t’u veshur karnaval ka qënë i madh duke u bërë kështu rreth 400 persona të cilët në menyrë të organizuar kanë performuar në cdo cep të qytetit.

Përvec 25 trupave nga Korça, ky vit tërhoqi vëmendjen edhe të trupave të qyteteve të tjera të Shqipërisë të cilat morën pjesë në karnavalet e Korcës me performancat e tyre.

Ky sezon do të vijojë me shumë aktivitete të tjera artistike dhe kulturore por kulmi i festimeve do të jetë padyshim Festa e Birrës Korca festa më e madhe që organizohet në Shqipëri.

Një festë e tillë madhështore që i kulmon sezonit turistik të verës në juglindje përkethehet në një sezon tejet të sukseshëm, prenotimet e të cilit janë mbyllur prej këtij muaji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb