TIRANE- Prej dy ditësh në faqen e Facobook “Jeta osh qef” qarkullojnë disa foto të spitalit “Petro Nako” në Sarandë ku tregohen disa karrige me rrota, që shërbejnë për të lëvizur të sëmurët që nuk ecin dot vetë normalisht, nga njëri pavion tek tjetri. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e kësaj faqeje FB është fakti që këto karrige me rrota kanë të montuar si pjesë ndenjëse një karrige plastike.

Në spitalin e Sarandës ekzistojnë me të vërtetë këto karrige, nuk janë një e dy, por plot 20 të tilla. Ato janë sjellë në spitalin e Sarandës nga ai i Fierit. Këto karrige me rrota, që janë tepër funksionale, kanë ardhur në spitalin e Sarandës para shtatë vitesh dhe janë dhuratë nga një spital hollandez, na thotë nëndrejtori ekonomik i spitalit “Petro Nako” të Sarandës, Vasil Mitro.

Ato tashmë janë bërë për t’u zëvendësuar me të tjera të reja, ndoshta edhe më të mira, ka thënë Mitro. Mitro shton se disa prej tyre i janë dhuruar edhe invalidëve të qytetit.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: