TIRANE

Prej disa vitesh të rinjtë shqiptarë kërkojnë të njehsojnë të drejtat dhe shërbimet e tyre me ato europiane. Që prej vitit 2005 qeveritë e ndryshme kanë premtuar pajisjen e të rinjve me kartën që do tu mundësojë lehtësira ekonomike, sociale dhe kulturore.

Presidentja e Rrjetit Kombëtar të të Rinjve të Shqipërisë, Ervjola Osmanaj thotë se sipas  institucioneve përkatëse edhe këtë fillim viti akademik  kjo kartë nuk do të implementohet me argumentin se nuk ka një bazë ligjore. Osamaj thekson se përpos kësaj edhe Karta e Studentit nuk është funksionale, kjo për shkak të mungesës së Buxhetit.

Më tej Presidentja Rrjetit Kombëtar të të Rinjve të Shqipërisë  shprehet se  referuar kuadrit ligjor, I bëjnë kërkesë ministrisë së arsimit që të pajisë të rinjtë shqiptarë me kartën e shërbimeve.

Përpara kamerës së News24, të rinjtë kërkojnë implementimin e kartës Rinore, ose zbatimin e Kartës së studentit duke theksuar se deri më sot, ende nuk kanë marrë asnjë benefit.

Edhe pse pajisja e studentëve dhe gjimnazistëve me “Kartë Rinore” është një domosdoshmëri, ende nuk ka asnjë përgjigje se kur do te  jepet një zgjidhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: