KUÇOVË

Kryebashkiaku i qytetit të Kuçovës Kreshnik Hajdari ka vendosur ta urojë ndryshe festën e fëmijëve.

Me një postim në rrjetin e tij Facebook, Hajdari zgjedh të prezantojë fëmijët me një vajzë me aftësi ndryshe.

“Ester është në klasën e tretë. Ajo ka pasion vizatimin. Gjatë takimit me mua nuk foli. Megjithatë, ajo shprehu mirësi me çdo buzëqeshje,” shprehet Kryebashkiaku.

E shoqëruar nga nëna e saj, 9 vjeçarja Ester Lamaj shfaqet në “kartolinë” duke takuar Kryebashkiakun.

“Fëmijët me aftësi ndryshe japin dashuri po aq sa edhe kanë nevojë! Kartolina ime për këtë 1 Qershor është buzëqeshja dhe dashuria që rrezaton shoqja juaj Ester, e cila është një nga fëmijët e mrekullueshëm të Qendrës Ditore të Fëmijëve të Kuçovës,” shkruan z. Hajdari.

Ester dhe nëna e saj, e cila lejoi mesazhin sensibilizues, u pritën në zyrën e Kryebashkiakut, ku qytetari i parë i Kuçovës kishte përgatitur dhuratën për 1 qershor për vajzën e vogël.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb