TIRANE – Kryeministri Rama ka gjetur një mënyrë të veçantë për të uruar Krishtlindjet për të gjithë shqiptarët. Në vend të kartolinës, këtë vit kryeministri Rama e ka shoqëruar urimin e tij në rrjetet sociale me fotografinë e rrasës së gurit ku e shtrinë Jezu Krishtin, përpara se ta gozhdonin në kryq.

“Kjo pamje e rrasës së gurit ku e shtrinë Jezu Krishtin e mbytur në gjak përpara se sa ta gozhdonin në kryq, shëmbëlltyrë e vuajtjeve njerëzore në rrugën e Ringjalljes, na flet të gjithëve në vigjiljen e kremtimit të Krishtlindjeve… GËZUAR KRISHTLINDJET TË GJITHËVE!” – shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: