Situata jo e mirë që Granit Xhaka po kalon, si brenda fushe ashtu edhe jashtë saj, ka acaruar Arsen Venger, i cili sipas “Daily Mail” i ka kërkuar lojtarit një ballafaqim për t’i shpjeguar këtë fundjavë aspak pozitive.

Xhaka ndeshjen e fundit në kampionat e la ekipin me një lojtarë më pak për shkak se u ndëshkua me karton të kuq, duke vështirësuar ndjeshëm ndeshjen që Arsenal e fitoi në minutat e fundit, por kjo nuk është e gjitha.

Xhaka pushtoi mediat britanike pasi fyeu një nga punëtoret e aeroportit duke i thënë k… e bardhë. Për këtë mesfushori i Zvicrës u ndalua nga policia e Londrës, ku u mbajt për të dhënë sqarime.

Situata të papranueshme këto për Vengerin, i cili pritet të mbajë qëndrim ndaj lojtarit, ku nuk mund të përjashtohet gjoba apo ndonjë masë tjetër deri në përjashtim. Në një farë mënyre, shqiptari i kombëtares së Zvicrës duhet të përgatitet për “gjyq”, pasi këto nuk mund të tolerohen nga trajneri i Arsenalit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb