Di Maria la Juventusin me 10 lojtarë që në pjesën e parë ndaj Monzës, pasi u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyerje të ashpër. Vetë argjentinasi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i kërkon falje tifozëve nga Torino.

“Dua t’u kërkoj falje të gjithëve për këtë reagim të papërshtatshëm që pata në fushë. Duke e lënë skuadrën me një më pak në një moment kaq të vështirë të kampionatit, na bëri që ta humbnim ndeshjen.

Humbja është vetëm faji im. Me vjen shume keq. Jam profesionist por edhe njeri që gaboj dhe di t’i kuptoj” – Shkruan di Maria.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ángel Di María (@angeldimariajm)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: