KAS ka marrë vendimin përfundimtar për zgjedhjet në qarkun e Beratit. Pas rinumërimit të 114 kutive në Berat, KAS ka miratuar tabelën përmbledhëse me rezultatin e ri i cili nuk ndryshon asnjë mandat.

Nga ana tjetër janë rrëzuar dhe dy kërkesat e PD dhe LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në zonën zgjedhore të qarkut të Beratit.

Tashmë palët kanë 5 ditë kohë të ankimojnë vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor. Tashmë të hënën KAS do të fillojë me shqyrtimin e kërkesave ankimore për qarkun e Durrësit.

‘’KAS pas diskutoi çështjen në tërësi, bazuar në pikën 1d dhe 2 të Kodit Zgjedhor.

Ndryshimi i vendimit të KQZ për miratimin e tabelës për qarkun Berat për subjektet zgjedhore dhe kandidat për deputet.

Miratimin e tabelës përbmledhëse sipas rezultateve të dala nga 114 qendrave të votimit sa i përket subjekteve politike dhe 2 qendrave të votimit për kandidatët.

Rrëzimi i kërkesës për shpallje të pavlefshme pasi konsiderohet e gjykuar në kërkesën ankimore numër 35 të paraqitur nga LSI për pavlefshmërinë në qarkun e Beratit.

Ky vendim shpallet sot dhe hyn në fuqi menjëherë. Pjesë e këtij vendimi është dhe vendimi i ndërmjetëm të rrëzimit të kërkesës së LSI dhe kërkesës së PD. Kundër këtij vendimi bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor para Gjykatës Administrative brenda 5 ditëve. U shpall sot në Tiranë në datën 21 maj 2021. Seanca mbyllet.

Ditën e hënë fillon shqyrtimi i kërkesave ankimore për qarkun e Durrësit. Relator kolegu Bele.’’- tha relatori i çështjes në KAS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb