Mançester Siti ka dorëzuar ankiminin zyrtar në KAS të Lozanës kundër UEFA-s pas vendimit të kësaj të fundit për ta përjashtuar nga Kupat e Europës për dy vitet e ardhshme për shkak të shkeljeve të Fair Playt Financiar. Ndëshkimi parashikonte dhe një gjobë prej 30 milionë eurosh. Klubi anglez është deklaruar i pafajshëm dhe kërkon heqjen totale të dënimit.

Një betejë që “Qytetarët” do ta zhvillojnë duke shfrytëzuar çdo ngërç ligjor. Për ta bërë këtë, Siti ka pajtuar David Panik, një prej avokatëve më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka një kosto prej 24 mijë eurosh në ditë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb