KAS ka rrëzuar kërkesat ankimore të paraqitura nga Partia Demokratike dhe Boiken Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet në qarkun e Tiranës.

Dy subjektet kërkuan shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Tiranë, por KAS rrëzoi këto kërkesa dhe la në fuqi rezultatin e vulosur nga KQZ ditë më parë.

Tashmë dy subjektet kanë të drejtë të dërgojnë çështjen në Kolegjin Zgjedhor me anë të një ankese.

“ Pasi KAS u mblodh në dhomë këshillimi, bazuar në analizën e provave dhe fakteve me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga koalicioni PD-AN, rrëzimin e kërkesës ankimore nga kandidati z.Boiken Abazi, lënien në fuqi të vendimit të KQZ për miratimin e tabelës përmbledhëse për qarkun e Tiranës për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Ky vendim hyn në fuqi. Kundër tij bëhet ankimi në Kolegjin Zgjedhor.’’- tha Ledio Braho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb