Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ rrëzon me shumicë votash kërkesën e PD për provat shtesë për qarkun e Shkodrës. KAS rrëzoi marrjen e 19 provave të reja të paraqitura nga PD.

Dy anëtarë të KAS kërkuan të administrohen si provë të dhënat e kryqëzuara nga pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve, shenjave të gishtave për zonën zgjedhore në qarkun Shkodër nëse ka raste të votimit të dyfishtë ose familjar.

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave vendosi ta vazhdojë nesër seancën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: