KAS ka filluar shqyrtimin e ankesës së PD pasi KQZ me vendim i hoqi disa kandidatë të cilët i cilësonte të tepërt.

I pranishëm në seancë është sekretari i PD për zgjedhjet, Ivi Kaso i cili ka thënë se koalicioni me në krye PD i ka paraqitur listat në mënyrën më të arsyeshme që e ka parë.

Sipas tij, listat duhet të regjistrohen të plota pasi ndryshe cënohen të drejtat e kandidatëve, partive dhe koalicionit të PD.

Kaso ka bërë edhe një paralelizim me listat e 2017, duke thënë se atëhere nuk kishte koalicion dhe lista plotësonte vetëm nevojat e PD, ndërsa tashmë pas 4 vitesh koalicioni është mes disa partive.

”Kërkojmë të merret në shqyrtim, duke e shfuqizuar në pjesën që disponon për tejkalimin dhe reduktimin. Duke vendosur ju që koalicioni PD të regjistrohet me listat që i ka paraqitur në mënyrën që i ka parë të arsyeshme, në bazë të nevojave politike dhe për të maksimalizuar votat e saj.
Të regjistrohen të plota. Ju falënderoj.
Nuk kemi prova dhe fakte përtej vendimmarrjes së Komisionerit. Përmban dhe listat përkatëse që nuk kemi parë të arsyeshme t’i dorëzojmë të ndara.

Sigurisht në këndvështrimin tonë cënohen të drejtat tona si koalicion, dhe kandidatët që japin pëlqimin për të kandiduar, dhe partive politike që të paraqesin nga një kandidat për të garuar. E drejta e subjektit politik, që e mendon më të mirën, është e drejtë sovrane.
Institucioni të ndërhyjë në vullnetin e brendshëm të subjektit. Koncepti jonë është që ka një kufi minimal, jo maksimal. Ne në Kukës do të zgjidhnim mbi 13, por që të përpjestohej me 3. Ka nevojë subjekti sovran.
Besoj që arrihet numri 177 në total duke rrumbullakosur, kufirin minimal që ne parashikojmë. Arsyetojmë si të tillë. Numrin e mandateve shtuar dhe 2. Është lexim i drejtë, po kufizues pasi nevojat e subjekteve për t’u përfaqësuar është më e madhe. Nuk e di pse Komisioneri është tërhequr, që ka një kufi minimal dhe çdo numër tjetër i plotpjestueshëm me 3 është i pranueshëm për numër kandidatësh.
Në 2017 lista jonë ka pasur logjikë tjetër, për shkak të ndryshimeve në momentet e fundit, nuk u lejuan koalicionet. Listat paraqesnin vetëm nevojën e një partie.”- tha Kaso.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb