Tashmë është kthyer në diçka të përvitshme në Ishujt Faroe.
Në këtë periudhë të vitit atje, mijëra delfinë të mbytur shfaqen në brigjet e detit. Shumica prej tyre janë vrarë nga peshkatarët apo me anë të mjeteve elektrike. Ekspertët e kanë cilësuar këtë si një masakër të vërtetë, pasi numri i delfinëve të ngordhur shkon në 1.500.
Ankesa dhe imazhet vijnë nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve. Po ashtu kjo tablo, ka ngjallur indinjatën e banorëve vendas. Për këtë fenomen, aktivistët kanë ngritur zërin ndër vite, por deri më tani, asnjë masë nuk është marrë nga autoritetet.
(BalkanWeb)