Raportohet se 44 policë indianë mbetën të vrarë në Kashmir pas një sulmi vetëvrasës ndaj konvojit me të cilin po udhëtonin. Incidenti në rajonin e kontestuar të Kashmirit, pritet të rrisë tensionet mes Indisë dhe Pakistanit.

Një grup militant islamik nga Pakistani  mori përgjegjësinë për sulmin. India e ka akuzuar për një kohë të gjatë Pakistanin për mbështetjen e militantëve islamikë në Kashmir, shkruan rel. Ambasadori amerikan në Indi, Ken Juster, dënoi sulmin.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Indisë në luftimin e terrorit dhe mundjen e tij” thuhet në deklaratën e ambasadorit amerikan. India dhe Pakistani kanë pretendime ndaj rajonit të Kashmirit që nga viti 1947 si dhe kanë zhvilluar dy lufta për këtë vend.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb