Recete nga znj Eneida
Përbërësit
2 kastraveca
100 gr salmon i tymosur
100 gr salcë kosi
1 lugë kaperi
Kripë
Piper i zi/kuq
Kopër

Përgatitja
Kastravecat i ndajmë me gjatësinë e 3 gishtave. Më pas u heqim pak mbushjen duke krijuar një gropëz.
Bashkojmë salcën e kosit me koprën dhe piperin e zi. Vendosim salmonin te gropëza, shtojmë salcën dhe nga lart e spërkasim me piper të kuq dhe disa fara susami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb