TIRANE-Deputeti demokrat, Kastriot Islami, shprehet se burime pranë qeverisë i kanë thënë se do të largohet edhe Drejtoresha e Tatimeve.

“Burime brenda qeverise thonë që largimi i Canit nga kryesimi i Ministrisë se Financave do të shoqërohet me largimin e Drejtoreshës se Tatimeve që realisht përbën një nga arsyet kryesore të dështimit të Canit ne krye te Financave. Ka nje pyetje te thjeshte: perse nuk u largua me pare drejtoresha qe fundosi edhe ministrin kur dihet nga te gjithe ne qeveri dhe administrate qe ajo e shperfillte ministrin sespe kishte lidhje direkte me Ramën?! Ky arsyetim logjik te shtyn te mendosh se largimi i Canit dhe/ose ardhja ne krye te Financave e Ahmetajt apo akoma më shumë vendosja ne krye te Ekonomise se zonjes Ikonomi lidhen vetem me forcimin dhe ngushtimin e rrethit te klienteles korruptive e oligarkike te Rames!” shkruan Islami në FB.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb