Ish-deputeti i PD dhe ish-kryeparlamentari Kastriot Islami ka zbuluar se çfarë i ndodhi gjatë shoqërimit në Polici ditën e djeshme kur u kap pa maskë.
Fillimisht Islami sqaron se ai e mban maskën për të mbrojtur veten ku e gjykon që ka rrezik, por jo kur bën ecje për të marrë oksigjen.

Për më tepër ai thotë se kur u shoqërua nga Policia u fut në komisariat dhe aty nuk e lejonin të mbante maskën në dhomat e mbyllura pa asnjë mjet mbrojtës ndaj COVID-19.
Islami akuzon Ramën se e përdor Policinë për të dhunuar dhe gjobitur duke të penguar edhe të marrësh oksigjen.

 

STATUSI NGA KASTRIOT ISLAMI
Une mbaj maske per te mbrojtur vehten aty ku e gjykoj se ka rrezik… Nuk e mbaj masken kur bej ecje ne park se e kerkon Rama se ne kete rast maska me pengon te marr oksigjen.. Keto jane shkencore! Prandaj ne parkun e Tiranes dal pa maske kurse kur leviz neper Tirane e vendos masken! Me thone se ky eshte edhe protokolli i ISHP…
***
Rama me ane te policise militante te dhunon e te vendos gjobe arbitrare pra te pengon te marresh oksigjen pra kur mund te levizesh pa maske. Nga ana tjeter te fut ne komisariat e nuk te lejon te mbash masken ne dhomat e mbyllura dhe pa asnje mjet mbrojtes anti-covid…duke rritur rrezikun e infektimit?!
Pra Rama te ve gjobe po more oksigjen dhe te fut ne komisariat qe te te “vrase” duke te infektuar me COVID!
E ben nga injoranca apo nga papergjegjshmeria mbetet per tu provuar! Dhuna ne cdo rast eshte e patolerueshme dhe madje e ndeshkueshme!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb