“Kënga Magjike” u shoqërua me polemika të shumta këtë vit. Megjithëse një aktivitet që mbledh gjitë artistët, nuk munguan as fyerjet dhe deklaratat e forta mes konkurrentëve.

Mënyra e votimit të këngëve ishte pjesa më e kritikueshme, ndërsa në vorbullën e akuzave u përfshi edhe Endri Prifti, nga dyshja e vëllezërve korçarë Endri dhe Stefi, i cili akuzoi Artiola Toskën se erdhi në festival me një këngë të vjedhur dhe madje me motive popullore.
“Ngatërron atë gjënë me dollarin”, shkruante ai.

Por edhe këngëtarja Soni Malaj foli për censurë të këngës së saj dhe tha se mediat dhe portalet me urdhër favorizuan dy këngëtare, Rozana Radin, që fitoi “Kënga Magjike” dhe Arilena Arën.

Edhe këngëtari Devis Xherahu ishte i pakënaqur nga “Kënga Magjike”. Me një mesazh publik dërguar Ardit Gjebreas, ai e quajti mënyrën e votimit ‘kancerin’ e këtij festivali që vlerëson të paaftët. Për Rozanën ai tha se nuk ka lidhje me këngën dhe të kënduarin dhe madje “pjellë e një lobingu të paaftësh”.

Por me sa duket evenimenti artistik nuk do mbyllet me kaq. Është këngëtari Klevis Bega, i njohur me emrin e artit Kastro Zizo që ‘i hedh benzinë zjarrit’.

Ai flet për ‘dallavere’ me pikët tek Kënga Magjike.
“Ku bëja dallavere te “Kënga Magjike”! Shyqyr kisha dajën që s’më linte të abuzoja me pikët…”, shkruan Kastro në Instagram.
Kastro Zizo insta

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb