Katari filloi sot aplikimin e sanksioneve më të ashpra në botë kundër personave që nuk mbajnë maskë në publik dhe që mund të shkojnë deri në tre vjet burg, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e epidemisë së koronavirusit që ka progresuar me shpejtësi në vend.

Qeveria ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në publik dhe theksoi se vendimi i saj do të aplikohet duke nisur nga sot dhe deri në një urdhër të ri.

Dënimet e vendosura janë shumë të rënda për kundravajtësit dhe mund të arrijnë deri në tre vjet burg dhe rreth 50 900 euro gjobë.

Rreth 30 000 të kontaminuar me COVID-19 janë regjistruar në këtë vend të vogël të Gjirit, rreth 1,1% e gjithë popullsisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: