Kryeministri i Katarit do të marrë pjesë sot në një samit të Gjirit që zhvillohet në Arabinë Saudite, që do të jetë edhe kontakti i parë i nivelit të lartë mes dy vendeve që prej dy vitesh, raportoi sot kanali televiziv “Al Jazeera”.

“Sheiku Abdallah Ben Nasser Ben Khalifa Al Thani do të marrë pjesë në samitin e Gjirit në Mekë”, raportoi Al Jazeera në faqen e saj të internetit.

Riadi kërkoi një samit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (CCG), një grupim rajonal që bashkon Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Kuvajtin, Omanin dhe Katarin, për të diskutuar për tensionet në rritje në rajon.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti thyen në qershor 2017 marrëdhëniet diplomatike me Katarin.

Ata akuzojnë Dohan se mbështet grupet islamike radikale si dhe nuk ka mbajtur mjaftueshëm distanca me Iranin, fuqi rajonale shiite dhe rivla i Arabisë Saudite sunite. (ATA)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb