Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, ka deklaruar se pavarësisht konsensusit ndërkombëtar se çështja palestineze është e justifikuar, komuniteti ndërkombëtar është i pafuqishëm përballë papajtueshmërisë dhe këmbënguljes së Izraelit në pushtimin e tokave palestineze dhe arabe.

Në seancën e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Emiri i Katarit tha se përveç imponimit të një bllokimi në Rripin e Gazës, Izraeli vazhdon një politikë të zgjerimit të vendbanimeve në shkeljen flagrante të ligjit ndërkombëtar.

“Zvarritja e çështjes palestineze pa një zgjidhje të drejtë dhe vendbanimet e vazhdueshme të Izraelit dhe krijimi i pretekseve në terren pa u penguar paraqesin pikëpyetjen më të madhe mbi besueshmërinë e komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve të komunitetit ndërkombëtar”, tha al-Thani.

Duke iu referuar shpërthimit të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), al-Thani tha se pandemia u ka kujtuar të gjithëve se jetojmë në të njëjtin planet dhe se bashkëpunimi shumëpalësh është mënyra e vetme për të adresuar sfidat epidemike, ato të klimës, si dhe të mjedisit.

Al-Thani theksoi se kanë kaluar më shumë se tre vite nga fillimi “bllokadës së padrejtë dhe të paligjshme ndaj Katarit”.

“Pavarësisht bllokimit, Katari vazhdoi marshimin e progresit dhe zhvillimit në fusha të ndryshme”, theksoi ai.

Katari ka vlerësuar mbështetjen e Turqisë pas bllokadës, të vendosur në muajin qershor të vitit 2017.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb