Katari, eksportuesi me i madh i gazit te lëngshëm ne bote ka vendosur qe ne fund te ketij viti te largohet nga OPEC, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës. Lajmi eshte bere i ditur nga Ministri i Energjitikes në Katar, Saad Sherida al-Kaabi duke theksuar se ky vendim do të fillojë te zbatohet nga janari i vitit 2019. Kaabi ka thënë se OPEC-u është njoftuar për këtë vendim më 3 dhjetor, para se të bëhej vendimi publik. Sipas tij, vendimi per te braktisur Opekun ka te beje me deshiren e Katarit per tu fokusuar ne planet e tij për te zhvilluar rritjen e prodhimit te gazit te lëngshëm nga 77 milion ton ne vit ne 110 milion ton ne vitet e ardhshme.

Tërheqja e Katarit nga OPEC-u vjen në kohën e marrëdhënieve të tensionuara me ketij vendi te pasur t Gjirit Persik dhe fqinjeve te saj mes te cilave Arabise Saudite. OPEC, organizatë ndërqeveritare me 15 shtete pjesëmarrëse është përgjegjëse për prodhimin e gati 44 për qind të naftës në botë dhe 81 për qind të rezervave në naftës në glob. Misioni i saj është që të “koordinojë dhe krijojë unitet mes shteteve anëtare për politikat e naftës, si dhe të sigurojë stabilitet në tregjet e naftës”, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm me konsumatorët globalë.

Në qershor të vitit 2017, koalicioni i udhëhequr nga sauditët, duke përfshirë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Egjiptin kanë njoftuar se do të ndërprerjen marrëdhëniet diplomatike me Katarin. Ky grup ka arsyetuar këtë veprim me supozimet se Katari është duke mbështetur terrorizmin. Përveç tjerash, ky grup ka kërkuar që Katari të zvogëlojë marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe të ndalojë koordinimin ushtarak me Turqinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb