Profesori i sociologjisë, Edomond Dragoti, foli në një lidhje me “Skype” në emisionin “Real Story”, në News 24, për dhunën në familje gjatë periudhës së karantinës.

Sociologu u shpreh se izolimi total ka rritur agresivitetin te njerëzit, duke rritur njëkohësisht edhe dhunën në familje.

Më tej, ai shtoi se mundësia që karantina të zgjasë, është një vlerë negative, dhe se katarsis i Frojdit do të gjejë mundësi të shkarkohet.

“Parashikohet gjithmonë rritja e konflikteve sociale në shoqëri. Më e rrezikshme është kur kthehen në krime popullore, sidomos pas daljes nga karantina, ku ka rënie ekonomike, pamundësi për të jetuar, dhe vuajtja e mjerimi zakonisht i bashkon njerëzit. Jeta e mëparshme do të shoqërohet me ndryshme edhe në mendësinë e secilit prej nesh. Dhuna në familje rritet gjatë karantinës, por vetëm në familjet që janë në kushtet e marrëdhënieve negative.

Ndërsa te familjet me marrëdhënie positive ose neutral, karantina ka efekte positive. Mendoj se problemi është ajo që na pret. Mundësia që karantina të zgjasë është një vlerë negative. Por nëse ne përgatitemi për ta lehtësuar situatën pas karantinës, do të ishte pozitive, sepse katarsis i Frojdit do gjejë mundësi të shkarkohet diku”, tha sociologu Dragoti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb