Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij turk Erdogan pritet të zhvillojnë një takim së shpejti pas tërmeteve vdekjeprurëse në Turqi dhe Siri.

Thirrja, e konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, vjen pasi SHBA-të u zotuan t’i japin Turqisë ndihmë pas ngjarjes që ka lënë pas mijëra viktima.

Uashingtoni ka premtuar të dërgojë dy ekipe kërkim-shpëtimi me 79 persona për të ndihmuar zyrtarët turq. Është raportuar gjithashtu se do të vendoset një ekip për reagimin e ndihmës ndaj fatkeqësive.

Ditën e sotme sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken foli me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu për tërmetin, i cili vrau më shumë se 3,500 njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: