TIRANË- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh homologut të tij, Presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, pas katastrofës natyrore që përfshiu fqinjin tonë, duke lënë pas të paktën 25 viktima, dhjetëra të plagosur e shumë të zhdukur.

Në mesazhin e tij, Nishani i shpreh ngushëllimet për viktimat, të lënduarit dhe dëmet e shkaktuara nga shtrëngatat dhe përmbytjet në Maqedoni, presidentit Ivanov.

“I nderuar Zoti President,

Po i ndjek me shumë shqetësim lajmet për viktimat, të lënduarit dhe dëmet e pallogaritshme materiale nga përmbytjet e shkaktuara mbrëmë në disa prej lagjeve dhe fshatrave të Shkupit, prej shtrëngatave dhe shirave të rrëmbyer.

Me hidhërim të thellë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe të përmbyturve, Juve, qytetarëve të Shkupit e të gjithë Maqedonisë, si dhe ju siguroj se në këto momente të vështira unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe Qeverisë së Maqedonisë.

Uroj kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj emergjence natyrore dhe kthimin sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Shkupit e të gjithë Maqedonisë!”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb