Për të bërë paqe me Dukën e Kembrixhit, Harry dhe Meghan u përpoqën shumë, por pa sukses. Kështu thotë një burim i brendshëm për Page Six, i cili pretendon se Dukat e Sussex-it ftuan Kate dhe William me tre fëmijët e tyre në festën e organizuar për ditëlindjen e parë të Lillibet-it, por u shpërfillën prej tyre. Momenti i qetësisë familjare është ende larg.

Për të festuar ditëlindjen e Lilibet, Harry dhe Meghan organizuar një piknik joformal në lëndinën e Frogmore Cottage. Lojëra të ëmbla dhe tullumbace mirëpritën të ftuarit, si disa anëtarë të familjes mbretërore, duke përfshirë Zara dhe Mike Tindall me fëmijët e tyre dhe Peter Phillips dhe Autumn Kelly me vajzat. Mungesa e William, Kate, George, Charlotte dhe Louis nuk kaloi pa u vënë re.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Duket se William është ende i kujdesshëm ndaj vëllait të tij. “Ai nuk dëshiron të qëndrojë vetëm me të për një kohë të gjatë, sepse ka frikë se gjithçka që ata thonë privatisht do të përfundojë në media”, tha burimi i brendshëm për Page Six të intervistës me Ophra Winfrey.

Që shkrirja mes dy vëllezërve nuk kishte ardhur ende, kuptohej nga ftohtësia mes tyre gjatë meshës së falënderimit në Shën Palin dhe një pajtim duket i largët si kurrë më parë.

(Tgcom24/BalkanWwb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb