Kate Middleton është shfaqur e mrekullueshme me një veshje të ngushtë ngjyrë jeshile, gjatë ndarjes së çmimeve Earthshot në Boston. Në SHBA, çifti mbretëror pushtoi blicet, ku Kate me një fustan të gjatë ngjyrë fluo jeshile kombinuar me një gjerdan që i përkiste Lady Dianës, mori gjithë vëmendjen e mediave. Ai nuk i heq sytë prej saj, ndërsa ajo e përkëdhel me duar në ceremoninë e çmimeve Earthshot, një event në mbrojtje të mjedisit.

Sigurisht që nuk ishin thashethemet për Meghan dhe Harry që tërhoqën vëmendjen nga Kate Middleton dhe Princi William në turneun në Boston. Kanë kaluar tetë vjet që nga udhëtimi i tyre i fundit në Shtetet e Bashkuara dhe Princat e Uellsit përfaqësonin familjen mbretërore në mënyrën më të mirë të tyre duke marrë pjesë edhe në ceremoninë e Çmimeve Earthshot të mbajtur në MGM Music Hall. Ata që kontribuan në zhvillimin e qëndrueshëm, morën çmime nga Kate dhe William, aq të vëmendshëm ndaj çështjeve mjedisore, duke shoqëruar eventin me veshje për temën në fjalë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fustani i gjatë jeshil i Middleton u mor me qira për 86 euro. Princesha donte të jepte një shembull të mirë për sa i përket eko-qëndrueshmërisë, duke rënë në sy të të gjithëve. Uilliami nuk e ka humbur nga sytë për asnjë moment, duke i shtrirë shpesh duart në shpinë dhe të pasme të gruas së tij në shenjë mbrojtjeje. Por ajo shumë shpesh i afrohej princit me vështrime dhe gjeste të dashura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb