Gjithçka është gati për ditëlindjen e dukeshës së Cambridge që në 9 janar feston 38 vjetorin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Asnjë festë zyrtare, por Kate Middleton do ta presë ditëlindjen me familjen dhe miqtë e saj më të afërt. Ndër të tjera dalin edhe pamjet e motrës Pippa dhe mami Carole, të cilat ndodheshin me pushime në Karaibe.

E përjavshmja Diva dhe Donna ka publikuar fotot e të dy zonjave me bikini në plazhin e Antille, së bashku me bashkëshortin e Pippas, financierin James Matthews.

Pas pushimeve të Krishtlindjeve, prindërit e bashkëshortes së William, Carole dhe Michael Middleton i janë bashkuar Dukëve të Cambridge, dhe së bashku me një grup të ngushtë miqsh do të marrin pjesë në ditëlindjen e Kate në shtëpinë e çiftit në Norfolk.

Nuk dihet nëse do të jenë në festë ‘kunetërit’ Meghan dhe Harry, të cilët sapo janë kthyer nga Kanadaja…

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb