Dukesha e Kembrixhit Kate ka një detyrë të re: ajo do të jetë sponsore e një luftanijeje në ndërtim e sipër.

Bashkëshorti i saj, Princi William e bëri njoftimin sot gjatë një vizite në zonën e kantierit detar të Govanit në Glasgou, Skoci.

Duke folur në “BAE Systems”, William tha se gjyshja e tij “Mbretëresha Elizabeth ka caktuar termin që Dukesha e Kembrixhit të sponsorizojë “HMS Glasgow”, që po ndërtohet”.

Sipas zyrës së saj në Pallatin Kensington, kjo do të thotë se Kate, 39 vjeçe, do të ketë një lidhje personale “të fortë dhe të qëndrueshme për një kohë të gjatë me anijen dhe ekuipazhin e saj, shpesh duke festuar momente historike, duke mbështetur ngjarje dhe zhvendosje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb