Një ditë më parë u mbajt ceremonia mortore e Princit Philip, ku ishin të pranishëm mjaft njerëz. Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj, që në momentin ku doli nga shtëpia e saj në pallatin Kesington e deri në Windsor Castle, ku mbahej funerali.
Middleton, e cila ka pasur një marrëdhënie të mirë me Princin Philip, u shfaq e veshur me një fustan të gjatë të zi. Gjithashtu kishte vendosur një gjerdan me perla e diamant, që thuhet se ka domethënie të veçantë.

Mediat a huaja shkruajnë se gjerdani i përket koleksionit personal të bizhuterive të Mbretëreshë Elizabeth, të cilës ia ka dhuruar dikur qeveria japoneze. Vetë Mbretëresha e ka vendosur atë për herë të parë në vitet ’80 dhe për ditëlindjen e 70 të ish-kryeministres Margaret Thatcher në vitin 1995.
Nga ana tjetër, Kate e vendosi gjerdanin për herë të parë në darkën e 70-vjetorit të martesës së Mbretëreshës me Princin Philip, katër vite më parë. Sipas mediave të huaja, Middleton ka bërë këtë zgjedhje, për të treguar pikërisht se sa pranë Mbretëreshës qëndron mes dhimbjes së saj për humbjen e bashkëshortit.

Gjithashtu kujtomë se gjerdani nuk është i panjohur, pasi atë e ka vendosur edhe Princeshë Diana, për një nga angazhimet e saj para mbretërore.
Fustan i zi i Dukeshës, nga Roland Mouret me dekolte asimetrike kushton 1,605 paund. Është i njëjti i veshur në Festivalin Mbretëror të Legjionit Mbretëror në vitin 2018, me një rëndësi të veçantë për familjen mbretërore. Ndërsa kapela prej kadifeje është stiluar nga Philip Treacy.

Kate e shoqëroi veshjen e saj me vëthët e diamantit Bahrain Pearl Diamond Drop të cilat gjithashtu i përkasin koleksionit të mbretëreshës. Vëthët janë punuar me perlat e dhuruara ndaj Mbretëreshës dhe Princit Philip nga sundimtari i Bahrejn-it në kohën e dasmës së në vitin 1947.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb