Më bluzë të bardhë, flokë të lëshuar dhe me një buzëqeshje të sinqertë. Kate Middleton lançon me një video social, projektin e saj të ri, me të cilin ka një lidhje të veçantë, Royal Foundation Centre for Early Childhood. Një qendër për fëmijë që ka si objektiv mirëqënien e fëmijëve në 5 vitet e para të jetës. Qëllimi i këtij projekti është të ‘parashikojë sfidat më të vështira’, siç janë rritja e rasteve të problemeve me shëndetin mendor.

Kate tregon se ajo ka biseduar me psikiatër, shkencëtar neurolog, profesionist, akademikë por edhe me prindër, për të kuptuar se çfarë është më e rëndësishme për të bërë. ‘Është e qartë që investimi më i mirë për shëndetin dhe lumturinë e ardhshme është në pesë vitet e para të jetës’ shpjegon Kate.

  • foto galeri

Sipas Dukeshës së Cambrige bëhet fjalë për të parandaluar problemet me shëndetin mendor. Rritja e mirëqënies së individit gjatë viteve të para të jetës është shumë i rëndësishëm për zhvillimin normal në të ardhmen, sepse ndryshimet e mëdha fillojnë që në vogëli’. Interesi i veçantë i Middleton, për fëmijët ishte shfaqur edhe gjatë takimit të G7, kur së bashku me Jill Biden, kishin vizituar fëmijët e Connor Downs Academi.

Me këtë rast ajo kishte mbajtur një seminar për emancipimin e femrave dhe rëndësinë e viteve para-shkollore. Tani impenjimi i saj në këtë sens është akoma më konkret.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb