Tani mjaft. Edhe princesha dhe romantikja Kate Midleton di të nxjerri thonjtë dhe kjo me fqinjën e saj. Ish modelja, ish mikesha dhe ish frekuentuesja e shtëpisë së Dukëve të Cambridge në Norfolk, ajo që shtypi britanik e quan si ‘rural rivelm është Rose Hanbury, markeza e Cholmondeley.

Zërat thonë që Rose po përpiqet të joshë William, gjë që ka bërë xheloze edhe Kate, e cila ka prishur miqësinë me të. Të jetë e vërtetë e gjitha kjo apo është një lëvizje për të dëmtuar qetësinë e çiftit?

Qarkullojnë zëra që dukesha dhe markeza janë zënë keq mes tyre dhe princi William është përpjekur të vendosë paqe mes të dyjave por pa sukses.

Është fakt që Kate ka pasur pak xhelozi për Rose, duke ditur që ish modelja është në superforme dhe në të shkuarën ajo dhe William janë shoqëruar bashkë.
Middleton e dinte shumë mirë këtë dhe pavarësisht kësaj e kishte dashur Rose në rresht të parë në royal wedding e 2011. Familjet frekuentohen mes tyre edhe tani për shkak të fëmijëve. Kush e di nëse pas këtyre zërave harmonia mes fqinjëve në Norfolk do të vazhdojë…

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb