Kate Moss kërcen nën një llambë ku shfaqet provokuese dhe sensuale. Vetëm modelja e mrekullueshme, që prej pak kohësh ka mbushur 42 vjec, mund të luante me dritat dhe hijet në videoklipin e fundit të Massive Attack, ‘Ritual spirit’.

Për modelen që është edhe një fanse e Massive Attack, bëhet fjalë për një bashkëpunim të rëndësishëm muzikor. Moss ka qenë pjesë edhe e videoklipeve të tjera me Elton John, White Stripes, Paul McCartney dhe Babyshambles.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb