Dashuria shkon për mrekulli për Kate Moss dhe të fejuarin e saj aristokrat Nikolai von Bismarck, që në brigjet e Caprit përfshihen nga pasioni.

Të dy së bashku prej tre vjetësh, i kanë dhuruar vetes disa pushime të zjarrta me puthje dhe përqafime.

Modelja 43 vjeçare është shfaqur me bikini dhe topless me një fizik për tu admiruar. Kate, e cila vazhdon akoma të jetë protagoniste nga revistat prestigjioze për nudot e saj artistike, këtë herë është fotografuar nga ‘Diva e Donna’, në ujërat italiane së bashku me të fejuarin Nicolai, 30 vjeç.

Mes tyre pavarësisht zërave për krizë, jo vetëm mbizotëron harmonia por edhe pasioni.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: