Ajo është vetëm 13 vjeç, por duket se është gati për të ndjekur gjurmët e nënës së saj. Lila Grace, vajza e Kate Moss dhe Jefferson Hack (botues i revistës Dazed & Confused), pozon për herë të parë së bashku me nënën për Kopertinën e Vogue Italia.

Ai që ka realizuar fotot është Mario Sorrenti, ish i dashuri i Kate Moss dhe autori i fotos së famshme të modeles, në fushatën e parfumit ‘Obsession by Calvin Klein’.

Lila Grace i bashkohet në këtë mënyrë radhëve të fëmijëve të top modeleve që hyjnë në botën e modës, mes tyre Lily-Rose Depp, (vajza e Vanessa Paradis dhe Jonny Depp) dhe Kaia dhe Presley Gerber, (vajza e Cindy Craëford dhe Rande Gerber).
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb