SHBA

Kate Winslet ishte vetëm 21 vjeç kur roli i saj në “Titanic” e ktheu atë në një yll ndërkombëtar. Në një intervistë të fundit ajo ka folur në lidhje me ‘bullizmin’ dhe ‘kritikat’ nga shtypi britanik pasi doli filmi.

“Ishte si dita me natën dhe ndryshimi ndodhi shumë shpejt. Shtypi britanik u tregua shumë i keq me mua. Ndihesha shumë e bullizuar, të them të drejtën. Më kujtohet teksa mendoja: ‘Kjo është e një gjë e tmerrshme, por do të kalojë’. Dhe sigurisht që kaloi, por më bëri të mendoja se nëse fama do të ishte e tillë nuk do e doja fare.”

Aktorja ka shtuar se në kohën kur Titanic-u u publikua, në vitin 1997, ajo ishte ende duke mësuar se si të aktronte dhe e ndjente se nuk ishte ende gati të bënte punë të mëdha në Hollywood.

“Kështu ndjeva sikur ende nuk isha vërtet e gatshme të bëja gjëra të mëdha në Hollyëood. Ishte një përgjegjësi e madhe. Nuk doja të bëja gabime.“- shtoi më tej aktorja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: